Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Korçarët “koprracë”, kanë shtëpitë më të vogla në vend, durrsakët duan sipërfaqe të mëdha

13:57 / November 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shtepia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Korçarët janë të mjaftuar që të jetojnë edhe në shtëpi me sipërfaqe modeste. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, 14% e familjeve korçare jetojnë në shtëpi me sipërfaqe më të vogël se 50 metra katror. Pesha e familjeve korçare që jetojnë në shtëpi të vogla u rrit në 2018-n, nga 11.8% në 13.9%.

Nga ana tjetër durrsakët janë ata që preferojnë që shtëpitë t’i kenë të mëdha. Familjet në Durrës kanë përqindjen më të lartë në vend, që jetojnë në shtëpi me sipërfaqe më të madhe se 130 metra katror. Në 2018-n 10.4% e familjeve në Durrës jetojnë në shtëpi me hapësira të mëdha.

Familjet e Tiranës në vitin 2018, për shkak edhe të çmimeve, po jetojnë gjithnjë e më shumë në shtëpi me sipërfaqe më të vogla. Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme çiftet e reja kërkojnë të blejnë në afërsi të qendrës, por për shkak të çmimeve kufizohen në sipërfaqe. Kështu të dhënat tregojnë se përqindja e familjeve në Tiranë që jetojë në një shtëpi me sipërfaqe 50-90 m2 u rrit nga 48% në 2017-n në 50.1%, ndërsa pesha e familjeve që jetojnë në shtëpi me sipërfaqe 90-130 m2 dhe mbi 130 m2 shënoi rënie (shiko tabelën).

Në vitin 2018, 52,2 për qind e familjeve në Shqipëri jetojnë në banesa, sipërfaqet e të cilave janë nga 51 në 90 m2 . Banesat sipërfaqet e të cilave variojnë nga 91-130 m2 , renditen në vendin e dytë për sa i përket përqendrimit të familjeve që jetojnë në to, 33,9 për qind. Në vitin 2018, përqindja më e lartë e familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave varion nga 51-90 m2 është regjistruar në qarkun Kukës (61,7%), ndërsa në qarkun Elbasan është regjistruar përqindja më e lartë e familjeve (39,6%) që jetojnë në banesa me sipërfaqe 91 – 130m2 .

Gjatë viteve është regjistruar një rritje e përqindjes së familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave është mbi 90 m2 . Nga viti 2016 në 2018, për qarkun e Lezhë, vihet re një ulje prej 4.9 pikë përqindje e familjeve të cilat jetojnë në banesa me sipërfaqe me më pak se 50m2 . Në qarqet Fier, Tiranë dhe Durrës janë regjistruar rritjet më të larta të familjeve që jetojnë në banesa me më shumë se 130m2 ./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.