Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Korçë/ Ambasadori italian: Ngjarjet në Ukrainë duhet ta shtyjnë Europën të pranojë një shtrirje më të gjerë në Ballkan

13:02 / February 25, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1579624304 FabrizioBucci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori italian në Shqipëri ishte sot në Korçë ku zhvilloi një takim me drejtues të Universitetit. Me këtë rast, ambasadori Fabrizio Bucci pranoi të komentojë zhvillimet në Ukrainë si edhe qëndrimin e BE, vecanërisht në Ballkanin Perëndimor.

Pasi dënoi ofensivën ruse në Ukrainë, ai u shpreh qartazi se e ardhmja e Ballkanit nuk mund të jetë ndryshe, përveç se një e ardhme europiane.

“Qasja ndaj Europës ndaj Ballkanit Perëndimor nuk ndryshon, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është një e ardhme europiane dhe Shqipëria shpresoj të ketë këtë vit një afrim me integrimin në BE. Ne dënojmë situatën që është duke u zhvilluar, e ardhmja e Ballkanit është një e ardhme Europiane.”- u shpreh ai.

Ndër të tjera ambasadori italian theksoi se kjo situatë tregon edhe më tepër se sa e nevojshme është që Europa të lejojë dhe të pranojë një shtrirje më të gjerë në vendet e Ballkanit.

“Italia ka qënë gjithnjë në rresht të parë për të mbështetur anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në Europë. Kjo situatë tregon edhe më tepër se sa e nevojshme është që Europa të lejojë dhe të pranojë një shtrirje më të gjerë në vendet e Ballkanit.”, tha ambasadori Bucci.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton me 74 vota projektligjin për huanë nga SHBA opozita nuk merr pjesë në seancë

16:26 / July 27, 2026

Marrëveshja me SHBA-në për huanë, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD bojkoton seancën

16:09 / July 27, 2026

PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehaj/ Rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA

14:16 / July 27, 2026

Shefi i Policisë rrëfen negociatat me Refit Buzin, Koroveshaj: Më kërkoi të afrohesha i vetëm dhe i paarmatosur   

14:08 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.