Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Korçë/ Armë dhe drogë në shtëpi, në pranga 40-vjeçari

09:14 / September 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia korce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 40-vjeçar është vënë pranga nga policia pasi iu gjet një armë zjarri automatik dhe një sasi kanabisi në shtëpi.

Ndërkohë policia e Korçës bën të ditur se janë arrestuar dhe dy persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI

Vihen në pranga 3 shtetas.

Posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike në banesë, vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohet 1 armë zjarri tip automatik me një krëhër me 25 fishekë dhe lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohen edhe 2 shtetas të tjerë që drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë dhe lëndë narkotike, kanë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit, në lagjen nr. 6, të qytetit të Korçës.

Forcat e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit O. E., kanë gjetur 1 armë zjarri tip automatik me një krëhër me 25 fishekë, si edhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. E., 40 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. A., 32 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në rrugën “Rinia” në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip “Lonçin” pa targë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet në xhep një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMë”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA zbulon detajet

10:28 / October 8, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.