Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Korçë/ Dardha bëhet simbolika e pushimeve dimërore

23:50 / January 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dimer ne Diber
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rruga Korçë-Dardhë ishte e bllokuar nga pushuesit këtë fundjavë. Ky është lajmi për të treguar fluksin e lartë të vizitorëve drejt Korçës e si rrjedhim në fshatin turistik të Dardhës.

Bllokimi i rrugës nga mjetet në aksin rrugor Korçë-Dardhë nuk është ndonjë e papritur. Me apo pa rreshje dëbore në fundviti dhe festat që priten nga njerëzit, kjo rrugë e ka gati të pashmangshme ndonjë problematikë të vogël në qarkullimin e mjeteve. Edhe për faktin se rikonstruksioni i përsëritur i rrugës dhe paratë e shumta që hidhen për të, nuk kanë bërë të mundur lëvizje deri diku normale në dy kahe apo me një gjerësi me standarte të pranueshme për një rrugë të trajtuar dhe financuar si aks nacional. Të paktën si aksi Korçë-Voskopojë.

Dardha tregoi as më shumë dhe as më pak se ishte destinacion i preferuar turistik në këtë ndërrim dhe fillim vitesh. Ashtu si Korça, që për hir të së vërtetës u gjallërua nga pushuesit e shumtë në këtë kohë pandemie.

Ka të dhëna nga burime të shërbimeve hotelerike se Korça me rrethinat e saj turistike si Dardha, Voskopoja etj, kanë patur prenotime mjaftueshëm të kënaqshme në pjesën më të madhe të hoteleve deri në datën 4 janar.

Edhe pa rreshje dëbore në qytet dhe të pakta në zonat e saj të larta malore këtë fundviti, Korça ja doli të rikthejë pushuesit. Dhe rruga e bllokuar nga mjetet në qarkullim drejt Dardhës, vetiu është si një reklamë e mirë e këtij fluksi pushuesish.

Dardha dimerore pushimeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.