Moti i keq ka përfshirë fort qarkun e Korçës. Gjatë mbrëmjes së djeshme ka patur sërish reshje dëbore të shoqëruara me erëra të forta dhe të ftohta, ndërkohë që termometri ka shënuar -6 gradë.
Qarkullimi i mjeteve në akset rrugore nacionale dhe turistike si : Korçë – Ersekë – Leskovik. Korçë – Dardhë. Korçë – Voskopojë, raportohet se është i kalueshëm pa probleme. Në rrugën e Dardhës nga km 9- km 13 me goma dimërore për orët e paradites. Aktualisht temperaturat mesatare është -4 grade.
Sakaq, reshjet e borës në disa fshatra shkojnë edhe deri në 1.5 m. Mësohet se në Njësinë Dardhas janë të bllokuara pesë fshatra: Prenisht, Osnat,Lekas, Niçe, Derdushë. Banorët kërkojnë ndihmë pasi po thonë se po u mbarojnë rezervat ushqimore.
Ndërsa në Maliq ka probleme të energjisë elektrike në Gjinikas, Osoje, Moglice. Një pjesë e rrugës së Nikolicës është e bllokuar nga bora.
