Ka patur tensione gjatë protestës së zhvilluar në Korçë për rritjen e çmimeve. Të pranishëm në të ishin edhe 2 deputetët e Grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Serina Koti dhe Edmond Spaho, ku ky i fundit ka patur përplasje me policinë.
Kujtojmë që protesta e qytetarëve në Korçë filloi paraditen e kësaj të premteje ndërsa mësohet se ka patur edhe bllokim të disa rrugëve të qytetit. Ata paralajmërojnë se do të ketë vijimësi të protestave nëse nuk merren masa.
Kjo është dita e tretë e protestave në vend. Sot, protesta në Tiranë do të vijojë sërish në orën 17:00 përpara Kryeministrisë, ndërsa ditën e nesërme është paralajmëruar më masive.
