Një person i larguar nga Koreja e Veriut është shprehur për mediat se është “99 për qind i sigurt” se Kim Jong Un ka humbur jetën. Ji Seong-ho thotë se Pyongyang mund ta japë lajmin e ndarjes së liderit nga jeta këtë fundjavë.
Seong-ho u shpreh për agjencinë koreano-jugore të lajmeve Yonhap se e kanë informuar që Kim ka vdekur fundjavën e shkuar pas një operacioni kardiovaskular.
Ai thotë gjithashtu se motra e diktatorit, Kim Yo-Jong është në radhë për të marrë postin e të vëllait, por shtoi se shteti në fjalë po përballet me një çështje të nderlikuar për momentin.