Në Korenë e Jugut po mendohej që javët e punës së detyruar të shtoheshin nga 52 që janë aktualisht në 69, por kjo gjë u kundërshtua nga brezat e rinj, me argumentin se kjo do të përkeqësonte gjërat.
Rritja e kufirit të orëve të punës është vlerësuar si një mënyrë për të trajtuar mungesën e fuqisë punëtore me të cilën do të përballet vendi për shkak të rënies së lindshmërisë, e cila në këtë vend është më e ulëta në botë, si dhe për shkak të plakjes së popullsisë.
“Ky propozim është i pakuptimtë dhe shumë larg nga ajo që duan në të vërtet punëtorët”, tha Jung Junsik, 25 vjeç.
Sipas të rinjve kritik, shtimi i orëve të punëve i vë njerëzit në presion të madh dhe se ka pasur edhe raste ku njerëzit kanë vdekur nga puna e tepër, pasi orët e gjata pa gjumë, rraskapitja, mund të sjellin edhe atak në zemër.