Koreja e Veriut ka miratuar një ligj përmes të cilit e shpall veten shtet me armë bërthamore. Kim Jong-un e ka cilësuar vendimin “të pakthyeshëm” dhe e ka përjashtuar mundësinë e çdo bisedimi për denuklearizim.
Ligji parashikon veç të tjerash të drejtën e vendit të izoluar komunist për të përdorur një sulm bërthamor parandalues me qëllim vetëmbrojtjen.
“Për sa kohë që armët bërthamore ekzistojnë në Tokë, imperializmi dhe manovrat anti-koreane të SHBA-së dhe pasuesve të saj mbeten dhe rruga jonë për të forcuar forcën tonë bërthamore nuk do të përfundojë kurrë”,-ka deklaruar Kim Jong.