Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Koronavirusi/ Barcelona do të shesë të drejtat e emërtimit të stadiumit për mbledhjen e fondeve

21:15 / April 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Barcelona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klubi spanjoll i futbollit Barcelona ka vendosur t’i shesë një sponsori të drejtat e emërtimit të stadiumit “Camp Nou” për të mbledhur fonde për të luftuar koronavirusin e ri (COVID-19).

Në një njoftim, klubi spanjoll tha se bordi i drejtorëve “ka aprovuar heqjen e të drejtave të emërtimit në ‘Camp Nou’ pranë Fondacionit Barça për sezonin 2020-2021, me qëllim për të mbledhur para për të investuar në projekte hulumtuese që po kryhen në Katalonjë dhe në pjesën tjetër të botës që përfshirë në luftën kundër efekteve të COVID-19”. Fondacioni tani do të kërkojë sponsor i cili do të jetë në gjendje të riemërtojë stadiumin “Camp Nou” për një sezon, vendim i cili do të ndryshojë emrin e stadiumit për herë të parë në historinë mbi gjashtë dekadashe.

Camp Nou, i cili ka një kapacitet prej rreth 99 mijë ulëse, është stadium i klubit Barcelona që nga viti 1957. Hedhja në treg e emrave të stadiumit përmes marrëveshjeve të sponsorizimit, viteve të fundit ka qenë një trend në rritje në të gjithë botën pasi u mundëson klubeve gjenerimin e të ardhurave shtesë.

Evropa, së bashku me SHBA-të, është zona më e prekur nga pandemia e koronavirusit.

Në kontinentin evropian, Spanja ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara, përkatësisht mbi 204.100 raste të konfirmuara me COVID-19, ndërsa për sa i përket numrit të vdekjeve Italia kryeson në kontinent me 21.200 vdekje. Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.5 milionë, me rreth 172 mijë viktima dhe rreth 788 të shëruar.

barcelona emertimi fondeve Stadiumit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.