Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave nga koronavirusi, në Greqi. Lajmi u bë i ditur mëngjesin e ditës së sotme dhe viktima ëhstë një i moshuar, 70-vjeçar.
70-vjeçari u shtrua në spitalin e Kastoria ku edhe ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme. Mediat greke raportojnë se edhe gruaja e të ndjerit po trajtohet në spitalin Kastoria.
Kjo është vdekja e tretë e një pacienti nga koronavirusi në zonën e Kastoria. Raportohet se 70-vjeçari kishte probleme serioze shëndetësore. Mjekët e tij e testuan atë për një sëmundje koronare të zemrës, por i moshuari ndërroi jetë para se të dilte rezultati.
Të Mërkurën janë raportuar 31 raste të reja të konfirmuara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve me koronavirus në 418.
