Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Koronavirusi i merr jetën biologut të njohur, zbuluesit të “tulipanit shqiptar”

11:04 / January 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
besnik hallaci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Covid-19 i merr jetën në moshën 64-vjeçare, drejtorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Qarku Kukës, Besnik Hallaçi.

Hallaçi, biolog dhe ambientalistit i njohur në  rang kombëtar dhe ndërkombëtar dhe zbulues i “Tulipanit Shqiptar” ndryshe “Tulipani i Kukësit”. Ai prej dy javësh ishte i shtrua tek “Shefqet Ndroqi” aty ku dhe po merrte trajtim për virusin.

Lajmin e kanë bërë me dije miqtë e tij në mediat sociale, ku ndër të tjera shkruajnë se ai ishte një njeri fisnik familjar model, biolog, ambientalist, studiues i pasionuar, fotograf, njeri që si rrallëkush e njihte florën e faunën e verilindjes.

”Besniku ishte një prind shembullor, një mik dhe shok i jashtëzakonshëm, një burrë fisnik, që shquhej për përkushtim e devotshmëri ndaj punës dhe miqve të shumtë” shkruajë miqtë dhe bashkëpuntorët e tij duke i shprehur ngushëllime familjes së tij.Për humbjen e biologut të njohur Kukësianë ka shkruajtur edhe Prefekti I Qarkut Kukës Zenel Kuçana. “Lajm i trishtë , për humbjen e jetës së biologut pasionant e drejtuesit model në rrethin e Kukësit, ngushëllime familjes , të afërmeve , shokëve e miqëve të tij . Lamtumirë Besnik Hallaçi , paç dheun e lehtë”.

Edhe kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici shprehu ngushëllime për humbjen e biologut Besnik Hallaci. Gjici në faqen e tij shkruan: “Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur nga kjo pandemi famëkeqe të biologut të njohur kuksian Besnik Hallaçi.Më lejoni që në këto  momente të dhimbshme t’i shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal  dhe  të qytetarëve kuksian. U prehsh në paqe!.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

Shtyllat e programit/ Salla prezanton projektbuxhetin për bujqësinë: Më i lartë i akorduar ndonjëherë

11:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.