India ka regjistruar më shumë se 90 mijë raste të reja me COVID në vetëm 24 orë, duke e kaluar në total edhe Brazilin, e duke u renditur i dyti në botë pas SHBA-së.
Në Indi janë shënuar gjithsej 4.204.613 raste, teksa ka raportuar 71.642 vdekje, e treta pas SHBA dhe Brazilit.
Rritja e rasteve vjen pasi qeveria ka lehtësuar masat strikte për ti dhënë një shtysë ekonomisë me humbjen e miliona vendeve të punës që kur virusi preku vendin në mars. Në shtatë ditët e fundit shifrat janë rritur në mënyrë galopante, me më shumë se 75 mijë raste ditore.
