Një anije turistike ka mbetur në det të hapur pasi portet janë të shqetësuara se pasagjerët e saj mund të sjellin kroronavirusin. Pas refuzimit të pesë porteve, anija më në fund është lejuar në Kamboxhia.
Në ditët e fundit anija “MS Westerdam” u refuzua nga pesë vende në Azi. Ndërkohë që anija tjetër turistike që është në karantinë në Japoni ka më shmë se 200 të infektuar, ndërsa MS Westerdam rezultoi të mos ketë asnjë.
Të martën anija pritet të hynte në Bangkok, por nuk iu lejua të ankorohej. Një anije tajlandeze e nxori nga Gjiri i Tajlandës prej nga u nis për në Kamboxhia.
Vetëm mëngjesin e të enjtes anija mundi të ankorohej në portin e Sihanoukville. “Këtë mëngjes më në fund pamë tokë dhe ishte një moment mbresëlënës aq sa mendova “Wshtë reale kjo?”, thotë për Reuters Angela Jones një qytetaëe amerikane.
Më 1 shkurt anija u nis nga Hong Kong me 1455 pasagjerë dhe 802 pjestarë bordi. Por dhe pse u ankorua pasagjerët dhe ekuipazhi nuk mund të zbresin pa bërë kontrollet e duhura mjekësore.