Një ditë pasi u morën masat drastike për mospërhapjen e koronavirusit ka dalë dhe urdhri për administratën. Gratë me fëmijë që punojnë në administratë dhe burrat mbi 60 vjeç do të qëndrojnë pushim deri më 23 mars.
Sipas njoftimit të bërë sot për punonjësit e administratës, ata që kanë të drejtë firme duhet të jenë në punë ose vigjilentë në varësi të peshës së pozicionit.
Kjo është një praktikë që është ndjekur gjithmonë edhe nga vende të tjetra, që njëri nga prindërit e bën pushim, në kushte të ngjashme.