Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Koronavirusi/ Në 72 orë ka mbërritur vetëm një urgjencë nga rrethet, a do të mbyllet Sanatoriumi?

19:33 / May 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
senatorium
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 72 orët e fundit në spitali COVID 2 ka mbërritur vetëm një urgjencë nga rrethet, e ndërsa numri i të shtruarve është reduktuar në 25. Burime nga ky spital pohojnë se sanatoriumi po shkon drejt mbylljes si spital COVID.

Pacientët me covid 19 janë grupuar në dy pavione të katit të tretë ndërsa pavionet e tjera të boshatisura po deziinfektohen. Burimet pohojnë se në reanimacionin i covid 2 po punon me gjysmë kapaciteti, ku nga 10 shtretër 5 janë me pacient në gjendje tepër të rëndë, njëri prej tyre i intubuar.

Por ulja e shtrimeve në sanatorium nuk po ndikon aspak në uljen e vdekshmërisë në mesin e personave të shtruar ku në 24 orët e fundit mësohet se kanë humbur jetën 2 pacientë. Mjekë të spitalit pohojnë jashtë kameras se vdekshmëria e lartë është pasojë e keqëmjekimit fillestar të pacientëve në banesë si dhe e kohe qëndrimit të gjatë në shtëpi dhe më pas në spitalet bashkiake dhe rajonale derisa rastet referohen në spitalet terciare 3 javë pas infektimit kur komplikacionet në mushkri ndodhen në fazën terminale.

E ndërsa spitali i Sanatorimit vijon të mbajë statusin covid 2 për vetëm 25 të shtruar, nga 250 shtretër që ka ky spital, me mijëra të sëmurë kronik që vuajnë nga patologji të shumta në mushkri kanë një vit që kanë mbetur pa një spital të dedikuar dhe I falen rreth 30 shtretërve të huazuar në ish godinën e vjetër të kirurgjisë në QSUT ku shërben një nga tre klinikat pneumologjike të transferuara nga sanatoriumi.

Nga ana tjetër spitali i parë covid, infektivi, numëron rreth 20 të shtruar nga 120 shtretër kapaciteti, dhe mesatarisht 3 urgjenca ditore nga rrethet e jugut dhe kryeqyteti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.