Ndërsa koronavirusi po përhapet gjithnjë e në më shumë shtete në botë, duke rritur në mënyrë të frikshëm numrin e të infektuarve dhe viktimave, në Rusi kanë një shpjegim tjetër për sëmundjen.
Sipas “BBC”, në vend kanë filluar të përhapen teoritë e komplotit.
Televizionet ruse kanë shpërndarë informacione se shkak për përhapjen e virusit janë SHBA dhe Presidenti Trump.
Një nga idetë e transmetuara kohët e fundit është se prania e fjalës “korona”, që do të thotë kurorë si në latinisht ashtu edhe në rusisht, në fjalën koronavirus lë të kuptohet se Donald Trump është i përfshirë në një farë mënyre.
Me sa duket, kjo ndodh për shkak se ai kryesonte konkursin e bukurive, duke u dorëzuar fituesve kurorat e tyre. Në fakt, shkencëtarët e quajtën virusin për shkak të formës së saj si kurorë.