Pacienti kinez, që punonte në një treg ushqimor në Ëuhan, dhe që mendohet se ishte origjina e përhapjes së sëmundjes, ishte 44 vjeç kur ndërroi jetë nga virusi.
Burri u shtrua në spital më 25 dhjetor 2019 pasi vuante nga ethe dhe kollë për gati dy javë. Mjekët e diagnostikuan atë me pneumoni dhe sindromën e shqetësimit të frymëmarrjes akute. Ai u trajtua nga mjekët por vdiq vetëm një javë më vonë.
Dhe tani mjekët po shpërndajnë skanimet e mushkërive të tij, për të zbuluar masën e vërtetë të dëmit që Covid-19 mund të shkaktojë.



