Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi, Zëri i Amerikës tregon se çfarë po ndodh në Shkodër

18:36 / April 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkoder 2 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri, zona e Shkodrës vijon të jetë problematike me raste të reja me koronavirus që rriten çdo ditë. Edhe në 24 orët e fundit, nga 21 persona që kanë rezultuar pozitiv në të, 11 I përkasin vetëm Shkodrës. Në spitalin rajonal të qytetit rezutojnë deri më tani 7 pjestarë të personalit shëndetësor të prekur, ku pjesa dërrmuese i përkasin repartit të reanimacionit, të cilët dyshohet se janë infektuar nga një pacient.

Ndërkohë që harta e qyteteve ku janë rregjistruar persona të infektuar është zgjeruar edhe me Kurbinin. Në total në të gjithë vendin rezultojnë 539 të prekur, në 20 qytete të ndryshme. Tirana vijon të jetë zona me afro 45 përqind të rasteve (245 të infektuar), ndërsa mbi 17 përqind janë në Shkodër (94 raste). Në vend të tretë Durrësi me 42 raste i pasuar nga Fieri me 35 raste. Qytetet e tjera mbeten me një numër të kufizuar të infektuarish.

Ditët e fundit është vënë re një numër i ulët i të shëruarve, vetëm 6 në 24 orët e fundit. Megjithatë totali i tyre prej 283 personash mbetet më i lartë se numri i personave që atualisht janë pozitiv ndaj COVID 19.

Në nivele të ulta po qëndron dhe numri i të shtruarve. Në të dy spitalet e Tiranës, po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 4 janë në situatë të rënduar, dhe 7 të tjerë janë në terapi intensive. “Në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion”, tha sot Albana Fico, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Analiza e REL: Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

19:38 / August 21, 2026

Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

17:40 / August 21, 2026

MEPJ: Keqardhje për mospërfshirjen e Himnit Kombëtar Shqiptar në aktivitetin në Pustec

10:28 / August 21, 2026

Këshilltarët e majtë braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, debat për Reformën Territoriale

11:15 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.