Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur sot se 13 persona të infektuar janë personel shëndetësor i mjekësisë interne duke shënuar kështu një vatër të re në Tiranë.
Mësohet se ata janë infektuar nga kolegia e tyre infermiere, ndërsa pritet që t’u marrin tampon edhe mjekëve të tjerë, të cilët kanë pasur kontakt me personelin e infektuar.
