Që nga 23 janari, kur qeveria kineze lëshoi urdhrat e parë për të vënë të prekurit nga gripi në karantinë, në epiqendrën e koronavirusit, Ëuhan, si pjesë e përpjekjes së saj për të parandaluar një shpërthim më të madh, të gjitha format e transportit publik, trenat dhe udhëtimet ajrore janë ndalur.
Kjo mund të quhet edhe karantina më e madhe në historinë njerëzore.
Shkencëtarët mendojnë se virusi, i quajtur 2019-nCov, ka të ngjarë të ketë ardhur nga kafshët te njerëzit, në një treg ushqimesh, nga kafshët e detit në Ëuhan.
Më shumë se 20,000 janë prekur deri tani dhe dhe 420 njerëz kanë vdekur.
Karantina, e shoqëruar nga frika për përhapjen e shpejtë të koronavirusit, e ka kthyer Ëuhan – një qytet me 11 milion njerëz – në një qytet fantazmë.
Por Organizata Botërore e Shëndetit thotë se ekziston një “dritare mundësish” për të ndaluar koronavirusin e ri vdekjeprurës të bëhet një krizë më e gjerë globale.
Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se hapat e ndërmarrë nga Kina për të luftuar virusin në epiqendrën e saj ishin mënyra më e mirë për të ndaluar përhapjen e saj. Ndërkohë, i dërguari i Kinës në OBSH në Gjenevë u tha vendeve që të mos reagojnë tepër.
Duke folur në një konferencë në Gjenevë, Dr Tedros vlerësoi autoritetet kineze për përgjigjen e tyre në epiqendrën e shpërthimit – qyteti Ëuhan.
“Ekziston një dritare mundësish për shkak të masave të larta, masat e forta që Kina po merr në epiqendër, në burim. Pra, le të përdorim këtë mundësi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe kontrollin e tij”, tha Adhanom Ghebreyesus.
Tedros përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për vendet që të mos vendosin kufizime të udhëtimit dhe tregtisë, duke theksuar se janë 22 shtete që kanë raportuar zyrtarisht masa të tilla.
Të paktën 427 vetë kanë vdekur dhe më shumë se 20,000 raste të konfirmuara në të gjithë botën.