Studiuesit gjermanë kanë propozuar një studim masiv se sa njerëz janë imunë ndaj virusit Covid-19, në një përpjekje për të lejuar ata për të cilët është e sigurt, për t’u kthyer në jetën normale.
Sipas revistës “Spiegel”, e cila ka parë përgatitjet për studimin që po pret miratimin e autoriteteve, studiuesit shpresojnë të jenë në gjendje të testojnë gjakun e më shumë se 100,000 vullnetarëve për antitrupat Covid-19 nga mesi i prillit.
Testi do të përsëritej në të njëjtët vullnetarë dhe do të zgjerohej për t’u përdorur grupe të ndryshme, në intervale të rregullta, në mënyrë që të mbikëqyrë sesi po zhvillohet pandemia.
Shkencëtarët – një ekip nga organe të ndryshme, duke përfshirë organin kryesor të qeverisë për shëndetin publik, Institutin Robert Koch, Qendrën Gjermane për Hulumtime të Infeksioneve, shërbime për dhurimin e gjakut dhe Institutin për Virologji në spitalin Charite në Berlin – shpresojnë të zbulojnë masën në të cilën tashmë është përhapur Covid-19, ose Sarvs-CoV-2, dhe sa njerëz të infektuar vret vërtet.
Rezultatet e studimit do ta lehtësonin vendime si për shembull, kur duhet të rihapen shkollat, dhe kur të lejohen të ndodhin ngjarjet në shkallë të gjerë njerëzish, thonë autorët. Nëse gjithçka shkon sipas planifikimit, rezultatet e para do të ishin në dispozicion deri në fund të prillit.
“Ata që janë imunë mund të kenë një lloj lejekalimi që do t’i lejojë njerëzit të përjashtohen nga masat shtrënguese që janë aktualisht”, tha për “Der Spiegel” Gérard Krause, një epidemiolog nga Qendra “Helmholtz” për Hulumtimin e Infeksioneve, në Braunschëeig.