Ministri i Brendshëm i Australisë Peter Dutton është prekur nga koronavirusi dhe këtë gjë ai e ka bërë me dije vetë përmes rrjeteve sociale.
“U zgjova sot në mëngjes me dhimbje fyti dhe me temperaturëë. Menjëherë jam drejtuar për në spital, ku rezultova se isha pozitiv ndaj koronavirusit”, nënvizon ai.
Dutton është shtruar menjëherë në spital, ndërsa kishte pak kohë që ishte kthyer nga SHBA-të. Numri një i Rendit në Australi kishte zhvilluar takim me vajzën e Donald Trump, Ivanka Trump.
