Rithemelimi nuk mjaftohet me ngritjen e dy komisioneve hetimore për të cilat ka rënë dakort me mazhorancën në këmbim të normalizimit të jetës parlamentare.
Deputeti Saimir Korreshi i ftuar në emisionin “5 pyetje” tha se do të bëjnë kërkesë për ngritjen e 6 komisioneve të tjera.
“Nuk kemi hequr dorë, nuk do të thotë se ne nuk do kërkojmë ngritjen e 6 komisioneve të tjera. Duhet kërkesë e re. Ne do bëjmë kërkesë të re për ngritjen e 6 komisioneve të tjera” shprehet Korreshi.
