Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Korreshi: Mbi 20 deputetë janë me Bardhin, 2 ose 3 mbështesin Alibeajn

23:40 / March 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
saimir korreshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tregoi detaje për rrugëtimin se si ka hyrë në politikë. Gjatë intervistës në “Zonë e Lirë”, deputeti tha se kanë qenë mbështetësit e Partisë Demokratike në Lushnje, të cilët i kanë kërkuar, që ai të hynte në politikë, por shtoi se kishte menduar të garonte për Bashkinë, e jo të zgjidhej deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

“Idenë të parët ma kanë dhënë çunat e Lushnjës. Janë çunat e PD. Kam pasur qejf bashkinë e Lushnjës më tepër, se sa të jem deputet,”- tha ai.

I pyetur se pse nuk ka kandiduar në këto zgjedhje në Bashkinë e Lushnjës dhe kush e ka ftuar në PD, Korreshi dha këtë përgjigje: Sepse situata në PD nuk është ajo e duhura, me kënaqësi do ta kisha pranuar. Mua më ka thirrur Gazment Bardhi, pastaj Lul Basha.

Ndërsa lidhur me situatën në PD, mbi 20 deputetë të Partisë Demokratike janë kundër Sali Berishës, po gjithashtu u shpreh se ky numër nuk e mbështet as Enkelejd Alibeajn.

“Ka një ndarje, është reale ndarja. Nga logjika dhe mendimi se çfarë ka dhënë në politikën shqiptare Gazment Bardhi. Ai ka bërë denoncime të forta. I ka bërë fakt. Jemi 25 deputetë që nuk jemi me Berishën, 22 deputetë janë me Gazment Bardhin, 2 ose 3 me Alibeajn,”- tha Korreshi.

Lidhur me zgjedhjet lokale, Korreshi tha se kandidatët janë tërhequr për vetëm një arsye, kanë parë që përballë dy kandidatëve të tjerë nuk mund të ishin fitues.

“Nga mbledhjet e fundit që kanë bërë grupi parlamentar dhe deputetët, kemi ndarë mendimin që duhet të dalim me një kandidat. Vetë kandidatët janë tërhequr duke parë lëvizjet e deputetëve dhe presionit nga baza. Ne kërkuam që të bëjnë një logjikë, e sheh veten fitues apo jo, nëse jo bëj një hap pas. Kandidatët që e kanë parë që nuk mund të fitojnë, janë tërhequr për hatër të PD-së”, tha Korreshi.

Momentalisht deputeti zbuloi se janë vetëm 10 bashki, ku PD zyrtare ka kandidatë, ndërsa 51 bashki të tjera kanë vetëm kandidatë nga PD e Sali Berishës.

bardhi deputete Saimir Korreshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.