Prokuroria e Posaçme drejt përfundimit të hetimeve për Kardhiq-Delvinë, çështje për të cilën janë akuzuar zyrtarë e ish-zyrtarë të ARRSH.
Deri në këto momente iu është komunikuar akuza e shkeljes së barazisë në tendera, shtetases Elona Gogo e cila ka qenë kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave në këtë tender. Sipas SPAK, Gogo ka favorizuar kompaninë fituese dhe ka skualifikuar kompaninë Gjoka.
Gogo është paraqitur dy ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar nga avokati i saj Sokol Hazizaj ku është njohur me akuzën zyrtare dhe të gjitha aktet hetimore,rarpoton BW.
Është thirrur për t’u paraqitur në SPAK Sonila Qato, ish-drejtoreshë e ARRSH për t’u njohur me akuzën. Mësohet se ajo ishte thirrur dje, por nuk është paraqitur për shkak të problemeve shëndetësore.
