Ish ministra të Bujqësisë janë arrestuar mëngjesin e kësaj të premte në Maqedoni.
Siç raporton Alsat M, është zhvillura një aksion i policisë kundër krimit të organizuar në ministrinë e Brendshme maqedone.Bëhet fjalë për ish ministrat Aco Spasenovski, Mihaill Cvetkov si dhe ish zv. ministri Kristijan Delev.
Personat e lartpërmendur janë shoqëruar në polici, derisa i dyshuari i katërt i cili njëherit është edhe deputet aktual, Ljupço Dimovski, akoma kërkohet nga policia.
Personat e lartpërmendur dyshohen për keqpërdorim të ndihmës bujqësore dhe dhënies së tokës shtetërore bujqësore.
