Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Korrupsioni në Portin e Durrësit/ Mentor Kikia: “Është shndërruar në normalitet”

23:21 / December 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mentor kikia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Open”, po diskutohet në lidhje me investigimin e News 24, i cili ka nxjerrë në pah korrupsionin dhe rryshfetin në Portin e Durrësit. Sipas pamjeve të publikuara ditët e fundit, janë zbuluar 13 raste ku në këmbim të rryshfetit, zyrtarë të doganës i dorëzojnë plumbçet e sigurisë shoferëve të kamionëve, dhe nuk i vendosin vetë, siç është edhe procedura. Në bazë të rregullave, duhet të kryhet një kontroll fizik, e më pas të vendoset kjo plumbçe, me qëllim që kamionët të mos hapen deri në destinacionin final.

I ftuar në emision, gazetari Mentor Kikia, u shpreh se referuar pamjeve, kuptohet që korrupsioni është shndërruar në normalitet dhe se pavarësisht një stepjeje për disa kohë, kohët e fundit korrupsioni në çdo sektor ka marrë hov.

“Histori Deja Vu, është shndërruar në normalitet sa mendon që kushdo që ka një post apo mundësi të përfitojë e bën dhe kjo duket normale. E kundërta do të ishte anormale. Që nga gjykatësi, prokurori, doganierët që kryesonin listën, sa doli edhe ajo batuta që një doganieri i tashmë është dita e rrogës e tha, pse ka rroga këtu?
Kishte një farë stepje, por së fundi ka një lirim nga zinxhirët që gjithkush të shpërdoroj detyrën sa munden. Është si një epidemi. Ndërkohë që shohin atë lart që akuzohet pa fund, ai aty në derë thotë po unë ç’po bëj kështu.

Lehtësia me të cilën veprohej, duket se ishte shndërruar në rutinë. I thithte paratë si fshesë me korent. Nuk e percepton të bëjë një ditë punë pa marrë një përfitim”, ka deklaruar ai.

korrupsioni Mentor Kikia porti durresit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Rritet fluksi në portin e Durrësit, 5 mijë emigrantë e turistë mbërrijnë sot vetëm me tragete

10:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.