Autoritetet e Serbisë reaguan ndaj rritjes së kapaciteteve policore të Kosovës në pikën kufitare të Bernjakut duke thënë se “aksioni i fundit policor në veri të Kosovës është në kundërshtim me marrëveshjet e vlefshme”.
Në një reagim për mediat Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë e cilësoi rritjen e kapaciteteve të policisë së Kosovës në veri si “provokim të rrezikshëm”.
Rritja e kapaciteteve në pikën kufitare me Serbinë në Bernjak ndodh pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës dhe vetëm një ditë pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, thanë se kanë marrë masa sigurie shtesë.
Osmani dhe Kurti kishin pasur më parë takime me përfaqësues të mekanizmave të sigurisë të vendit si dhe me ndërkombëtarë, por nuk u dhanë detaje as për takimet, as për masat që pritet të Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuҫiq duke komentuar veprimet e policisë së Kosovës, tha se Prishtina me rritjen e kapaciteteve policore në veri po “provokon,” dhe shtoi se “Serbia nuk do ta pranojë lojën e provokimeve të Kosovës”.
Vuçiç tha se ushtria serbe e ka njoftuar KFOR-in për gjithçka dhe se ai është në kontakt të përditshëm me serbët nga veriu i Kosovës. Tri ditë më parë në dritën e zhvillimeve në Ukrainë, u mblodh Këshilli i Sigurisë së Kosovës dhe sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, ky takim ka prodhuar disa konkluzione në lidhje me bashkëpunimin midis Kosovës dhe partnerëve nga Bashkimi Evropian, NATO-ja, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, por detajet nuk janë bërë publike.
