Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar drejtpërdrejt Beogradin zyrtar për sulmin e të premtes në infrastrukturën kritike të vendit.
Në një konferencë të jashtëzakonshme në mesnatë, kryeministri Kurti tha se të gjitha të dhënat tregojnë se fqinjni verior qëndrion pas shpërthimit.
Sipas Kurtit të tre sulmet e fundit të komunën e Zubin-Potokut nga ana e strukturave serbe kanë për qëllim nxitjen e frikës dhe pasigurisë te qytetarët.
“Përpjekjet e këtilla do të ngelen të dëshpëruara. Kushtetutshmëria, sundimi i ligjit, rendi dhe populli, Republika jonë, nuk do të mund të mposhten asnjëherë nga askush”, deklaroi Kurti.
Preiddentja e vendit, Vjosa Osmani gjithashtu reagoi duke fjaësuar Serbinë për sulmin.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale Osmani tha se bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës.
Akuzat e Prishtinës u mohuan nga ministri serb i punëve të jashtme Marko Gjuric.
“Regjimi etnonacionalist i Kurtit është nxituar ta drejtojë gishtin drejt Beogradit pa prova. Ne besojmë se akuza të tilla të parakohshme janë devijim i qëllimshëm, që potencialisht mund të tregojë përfshirjen e regjimit të Albin Kurtit”, deklaroi ministri serb.
Komuniteti ndërkomëbtar në Prishtinë ka reaguar njëzëri duke dënuar fuqishëm sulmin në infrastrukturën Kritike të Kosovës e duke shprehur mbështetjen për autoritetet e vendit për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen përpara drrejtësisë të personave përgjegjës.