Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kosova anëtare e asociuar e AP-së së NATO-s, Kurti: Në prag 25-vjetorit të çlirimit, përgëzime gjithë zyrtarëve

15:20 / May 27, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për votimin në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku Kosova u bë anëtare e asociuar. Kurti shkruan se ky anëtarësim vjen në prag të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës prej pushtimit serb. Nga ana tjetër, kryeministri shpreh mirënjohjen për partnerët që votuan pro.

”Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.

Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë”, shkruan Albin Kurti në Facebook.

Albin Kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026

Paralajmërimi i Trump: SHBA do të godasë shumë shpejt zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

21:44 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.