Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kosova arreston dy serbë të përfshirë në krime lufte, reagon Serbia

19:08 / August 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosove 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, në dy operacioneve të ndara në dy ditët e fundit. I dyshuari me inicialet Zh.Z., u arrestua të shtunën në mesditë në fshatin Lubozhadë në Istog, njoftoi Policia e Kosovës në një komunikatë për media më 5 gusht. Ai dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut, shkruan rel.

“Gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1998-1999 ka pasur pozitën e komandantit të Nën Stacionit Policor në fshatin Rakosh të Komunës Istogut. I njëjti është sjell në zyrat e DHKL-së ku pritet të intervistohet në cilësi të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Arrestimi i 69-vjeçarit të shtunën vjen vetëm një ditë pasi hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës e prangosën një të dyshuar tjetër të premten në pikën kufitare në Merdare.

“Këto hetime kanë qenë të përqendruara rreth zbulimit të autorëve të krimeve të kryera në periudhën 1998-1999 në rajonin e komunës së Istogut. Në vazhdën e angazhimeve hetimore është arritur të mblidhen dëshmi dhe prova për krimet dhe kryesit e këtyre veprave penale”, thuhej në njoftimin e Policisë të premten.

Policia tha se hetuesit policorë kanë pranuar dhe përpunuar informata të shumta operative në drejtim të identifikimit, vendndodhjes dhe lokalizimit të të dyshuarit, aktivitetit dhe lëvizjeve të tij, në dhe jashtë territorit të Kosovës, para se ta arrestonin të dyshuarin me inicialet M.P., në pikën kufitare me Serbinë.

“Nga bashkërendimi i aktiviteteve është bërë e mundur të identifikohet një i dyshuar për krime lufte, i cili në kohën e luftës 1998-1999 ishte krye-shef i milicisë në Istog. I dyshuari M.P… me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.”

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka reaguar ndaj arrestimit të M.P., duke e kundërshtuar vendimin e autoriteteve kosovare.

Ai e zbuloi identitetin e të arrestuarit të parë, duke e emëruar si Momir Pantiç, dhe tha se “dje, ai duhej t’i merrte dokumentet në lidhje me pronën e tij në Istog, por në vend të kësaj u arrestua dhe u dërgua në Prishtinë”.

Pantiq besohet se pas luftës është zhvendosur nga Istogu dhe ka jetuar në Mladenovac të Serbisë.

“Prishtina i arreston serbët nën pretekstin për krime lufte dhe i paragjykon ata, duke u dërguar atyre mesazh të qartë se as nuk janë të mirëseardhur e as të dëshiruar në vatrat e veta shekullore”, tha Petkoviç.

arrestime Kosova serbe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.