Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kosova drejt zgjedhjeve të reja parlamentare?

15:32 / May 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1739123947xkosovo elections voting ballot box 752
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk i ka ftuar partitë politike për konsultime në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Njohësi i proceseve zgjedhore, hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, thotë se në bazë të legjislacionit në fuqi, zgjedhjet lokale mund të mbahen prej mesit të muajit gusht dhe deri në nëntor.

“Tashmë jemi zyrtarisht brenda afatit kur presidentja ka diskrecion që të shpallë datën e zgjedhjeve lokale pas konsultimeve me partitë. Zgjedhjet lokale do të duheshin të mbaheshin prej fundit të muajit gusht dhe më së largu deri në nëntor. Praktika deri tani tregon se zgjedhjet janë mbajtur herë në shtator dhe herë në tetor, me balotazhin që ka qenë në muajin nëntor. Unë besoj se ndër arsyet që presidentja ende nuk ka thirrur takimin konsultativ, ndonëse e njëjta ka ende hapësirë për të bërë një gjë të tillë, lidhet me situatën politike sa i përket konstituimit të Kuvendit. Është një lloj sekreti publik që partitë politike duan që, nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ato të mbahen në të njëjtën ditë me ato lokale. Kështu evitohet rreziku i mospjesëmarrjes së qytetarëve për shkak të lodhjes apo mbase empatisë që mund të lindë për shkak të situatës së krijuar politike”, shprehet Cakolli.

Kjo situatë sipas hulumtuesit në KDI, Eugen Cakolli është dëshmi që vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, mirëpo sipas tij, asnjë projeksion nuk paraqet rezultat të ndryshëm nga ai aktuali.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, data e zgjedhjeve lokale duhet të caktohet jo më herët se 60 ditë para përfundimit të mandatit, dhe jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të mandatit të organeve të zgjedhura. Meqë zgjedhjet e fundit lokale janë mbajtur më 17 tetor 2021, mandati i tyre 4-vjeçar përfundon më tetor 2025.

Kosove Vjosa Osmani zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.