Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, deklaroi se vendi i tij “dëshiron të ndihmojë Mbretërinë e Bashkuar” në përpjekjet e saj për të luftuar emigracionin e paligjshëm, në këmbim të mbështetjes më të madhe për forcimin e sigurisë kombëtare kundrejt kërcënimeve nga Serbia dhe Rusia. Duke folur para një samiti të liderëve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Starmer në Londër të mërkurën, Kurti tha se janë duke u zhvilluar bisedime ndërmjet zyrtarëve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Kjo e bën Kosovën vendin e parë që konfirmon interesin për planin e Starmer për të krijuar disa qendra kthimi, ku do të dërgohen azilkërkuesit e refuzuar pasi t’i kenë shteruar të gjitha rrugët e apelimit në MB. Megjithëse tema e qendrave të kthimit nuk është në agjendën zyrtare të samitit, Starmer shpreson të bëjë përparim në bisedime me disa nga vendet pjesëmarrëse.
