Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Kosova: Ekipi negociator më 8 janar në Bruksel, ndërsa Thaçi në Brezovicë për ski

13:49 / December 27, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
27 10 2017 2809389 20 10 2017 9337930 presidenti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se do të punojnë për arritjen e një marrëveshje të balancuar me shtetin e Serbisë dhe në interes të paqes dhe stabilitetit. Në takimin e fundit për këtë vit me gazetarë, Thaçi përsëriti se do t’i mbështesë të drejtat e shqiptarëve në Luginë, kurse, shtoi se ekipi negociator është pajtuar që më 8 janar të jenë në Bruksel, ndërsa, ai do të jetë për skijim në Brezovicë. “Ne do të punojmë shumë seriozisht duke iu përgjigjur nevojave të vendit, qytetarëve, shtetit për fqinjësi të mirë, që në muajt në vijim të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse, që Kosova të fitojë njohjen nga Serbia me një marrëveshje e balancuar”, ka thënë Thaçi. Sipas tij, delegacioni ka legjitimitetin qytetarë por do të ishte me interes të ketë përfshirje edhe më të gjerë. “Ekipi negociator do ta ketë përkrahjen time të plotë dhe se Kosova është gati për dialog”, tha ai. Ndërsa në çështjen e Gjykatës Speciale, Thaçi tha se Kosova nuk ka çfarë të fsheh. Kurse, sa i përket çështjes së ushtrisë, Thaçi ka ripërsëritur se gabimi i vetëm është që Kosova është vonuar për pesë vite në themelimin e saj. Ai shtoi se kësaj kohe shpeshherë është ndier i vetmuar në kërkesën karshi ndërkombëtarëve. Raporton Telegraf

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CIA: Netanyahu ka dy plane kryesore për Gazën

09:20 / June 8, 2024

Diola Dosti bën publike lidhjen me biznesmenin e njohur

21:54 / March 18, 2024

Përndoqi për një vit një vajzë, kapet 38-vjeçari

14:00 / March 15, 2024

Një shekull i humbur, gjendet portreti i një gruaje që realizoi Klimt një vit para vdekjes!

16:52 / January 28, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.