I pyetur për pretendimet e Prishtinës se ngjarjet në Banjskë i ka planifikuar Beogradi, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se është gjithmonë më e lehtë të akuzosh Beogradin.
“Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiçin në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën, ai ishte aleat i ngushtë, por jo mik”, deklaroi Vuçiç.
Presidenti serb pretendoi për Sky News se “pjesëtarët e Policisë së Kosovës përdorin edhe armë të prodhuara në Serbi, por se Serbia nuk ua ka shitur atyre”.
I pyetur se pse nuk e ekstradon Radoiçiçin në Prishtinë, Vuçiç përgjigjet me një pyetje: “Po tallesh me mua apo çfarë? Po ju them kështu sepse e dini se ne nuk mund të ekstradojmë askënd në Prishtinë, sepse nuk e njohim Kosovën si shtet”, tha Vuçiç.
“Kishte mijëra krime të rënda dhe edhe pse ne jemi anëtarë të OKB-së, ata nuk ekstraduan askënd në Beograd”.