Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Duka flet për të ardhmen e Silvinjos: Javën tjetër marrim vendimin

11:48 / July 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka zhvilluar një intervistë për Klan Kosova me gazetarin Arlind Sadiku.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar foli për rrugëtimin e Kombëtares në “Euro 2024”, të ardhmen e trajnerit Silvinjo dhe emocionet e takimit Angli-Sllovaki të cilin e ndoqi live.

Rrugëtimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian? – Për mendimin tim ka qenë një paraqitje pozitive e ekipit shqiptar, në tre ndeshjet, ose më mirë mund të them në dy ndeshje e gjysmë në ndeshjen e dytë dhe të tretë. Me pikë nuk jemi të kënaqur pasi morëm vetëm një në tre ndeshje. Ishte grupi më i vështirë i Europianit. Në total paraqitja ishte shumë e mirë, mund të kishim marrë më shumë në tre ndeshjet, nëse do kishim guxuar, nëse do kishim besuar më shumë. Paraqitja në përgjithësi ishte e mirë, tifozeria ishte fantastike. U pa edhe sot më shumë atmosferë se kanë krijuar tifozët në ndeshjet tona nuk është krijuar në ndeshjet e tjera. Jo vetëm me atmosferë por në të gjitha këndvështrimet. Çdo gjë ishte e mirë dhe fantastike.

E ardhmja e trajnerit Silvinjo? – E kam thënë, Silvinjos i ka mbaruar kontrata pas Europianit, por ne jemi në mirëkuptim për ta vazhduar atë, pavarësisht se nuk është hedhur firma. Ka shkuar të pushojë disa ditë dhe javën tjetër do të takohemi sërish për të diskutuar këtë temë dhe për të vazhduar punën.

Ndoqët nga afër takimin Angli-Sllovaki, si ju duk ndeshja? – Ndeshja ishte e bukur dhe emocionuese. Sllovakia ishte shumë afër kualifikimit dhe do të ishte mirë nëse do të kalonte. Por nuk pati fat në çastet e fundit, pësoi golin dhe në shtesë mori një gol të shpejtë. Ishte një ndeshje shumë e bukur dhe emocionuese.

Armand Duka Presidenti i FSHF-së
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I dënuar me mbi 2 vite burg nga Gjykata e Fierit për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 50-vjeçari

10:48 / May 3, 2026

Armand Duka merr besimin e Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

13:34 / February 16, 2026

Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme  

10:59 / February 16, 2026

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

15:04 / December 27, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.