Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Kosova, koloni kulturore e Shqipërisë!”, replika e Rexhep Qoses me Ben Blushin: Vuan nga atdhetarizmi i mëhallës

18:08 / March 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blushi rexhep qosja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shkrim nga ish-deputeti i PS, Ben Blushi i titulluar “Pavarësia e Kosovës nga Shqipëria” ka sjellë një reagim të akademikut Rexhep Qosja.

Ish-deputeti, kishte shkruar disa kohë më parë, se “Kosova ka qenë një koloni artistike e Shqipërisë”, ndërsa thumbonte kosovarët për mendimin kritik gjatë kohës kur jetonin në Jugosllavi.

“Kosovarët nuk kishin kaq shumë talente”, shkruante ish-deputeti duke theksuar se si “muzika, letërsia, sportet, piktura dhe futbolli i tyre ishte i prapambetur në krahasim me popujt e tjerë jugosllavë”.

Në shkrimin e tij, të publikuar në Facebook, Qosja pa i përmendur emrin thotë se ai (Blushi) vuan nga “atdhetarizmi i mëhallës” dhe “atdhetarizmi i rrejshëm”.

Postimi i plotë i Rexhep Qoses:

Kosova koloni kulturore e Shqipërisë!

Për herë të parë në vitin 2008 kishte shkruar dhe një vargu të bashkëbiseduesve u kishte thënë: Kosova është bërë koloni kulturore e Shqipërisë.

Duhet, prandaj, të bëjmë çmos ta lirojmë Kosovën prej këtij kolonializmi!

Pos disa shokëve të vet, ai nuk ia kishte arritur t’i mbushë mendjen askujt tjetër se Kosova vërtet mund të quhet koloni kulturore e Shqipërisë apo e cilitdo shtet tjetër.

Fatmirësisht as sot nuk po mund t’ua mbushë mendjen të tjerëve se Kosova është koloni kulturore e Shqipërisë jo vetëm pse nuk mund të trillojë të dhëna për ta bërë të bindshëm këtë pohim, por edhe pse të tjerët nuk vuajnë si ai prej atdhetarizmit të mëhallës, atdhetarizmit të rrejshëm.

Dhe kështu lufta e tij me shkrim e me gojë kundër politikës së imagjinuar koloniale kulturore të Shqipërisë ndaj Kosovës është dhe do të mbetet jo vetëm mendim i gabuar e veçues, por edhe veprim kundërkombëtar shkrimor e gojor: veprim kundër vetvetes.

Tani, ndërkaq, disa institucione kulturore dhe shkencore në Shqipëri e disa krijues po shfaqin shqetësim, shqetësim të të kolonizuarit kulturor, mos Kosova, letërsia e Kosovës në gjysmën e dytë të shekullit njëzet, po e merr meritën që i takon, që e ka, do ta marrë, pra, atë meritë “kolonizuese” si letërsi në të cilën janë krijuar, janë shprehur veçanëritë, të mirat, të arriturat krijuese të modernizmit, që ia ka sjellë letërsisë shqipe të asaj kohe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.