Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kosova mban nesër balotazhin për vendoret

16:49 / November 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zgjedhjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të dielën do të ripërsëriten zgjedhjet në 18 komuna të Kosovës ku asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë, më 12 tetor, mbi 50 përqind të votave.

Në raundin e parë, vetëm në 20 nga 38 komuna arritën të nxjerrin me një votë të qartë popullore të zgjedhurit e rinj vendor.

Balotazhi i ditës së nesërme në Kosovë konsiderohet edhe si një test se për ku shkon mbështetja popullore për forcat kryesore politike, çka do të jetë përcaktuese edhe për pushtetin qendror, përveç atij lokal.

Garë më e fortë politike më 9 nëntor, dhe që pritet me interes të madh, është ajo për kryeqytetin, ku për komunën e Prishtinës përballë njëri-tjetrit janë kryetari aktual i LDK-së, Përparim Rama, dhe rivali i tij i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, të cilët patën vetëm 0.5% diferencë mes njëri-tjetrit në favor të Ramës.

Një tjetër përballje që pritet me interes është dhe Prizreni, ku përballë njëri-tjetrit janë Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Artan Abrashi nga LVV-ja.

Mes këtyre dy forcave pritet një tjetër garë e rëndësishme në Mitrovicën e Jugut: Faton Peci i LVV-së dhe Arian Tahiri i PDK-së.

LVV-ja garon në balotazh në 12 komuna – në dy prej tyre si e para, në dhjetë si e dyta.
Në zgjedhjet e vitit 2021, kjo parti kishte fituar vetëm në katër komuna.

PDK-ja dhe LDK-ja, nga ana tjetër, janë përqendruar në mbajtjen e komunave që i konsiderojnë bastione tradicionale.

balotazh Kosova neser Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.