Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kosova në rrezik nga Serbia, Maqedonci: 3 brigada ushtarake dhe 48 baza operacionale përgjatë kufirit

22:09 / January 2, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7882
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes i Kosovë, Ejup Maqedonci tha këtë të martë se vendi është në rrezik nga Serbia, pasi kjo e fundit po mbështet grupet e armatosura paramilitare.

“Vlerësojmë që rreziku vazhdon të mbetet prezent përderisa mbetet prezente qasja hegjemoniste e Serbisë në raport jo vetëm me Kosovën, por edhe me fqinjët tjerë. Pra është qasja hegjemoniste që njëfarë forme drejton gjitha këto aktivitete që pastaj rrezikojnë sigurinë edhe stabilitetin në rajon. Dhe kësaj i shtojmë mbështetjen që fatkeqësisht strukturat shtetërore po i japin këtyre grupeve të armatosura të uniformuara paramilitare, por edhe për shkak që vetë SERBIA ka dislokuar në jug të territorit të saj tri nga katër brigadat ushtarake, me qëllim që të mbajë nën presion Republikën e Kosovës dhe duke i shtuar kësaj edhe 48 bazat e përparme operacionale i ka vendosur përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës. Me të vërtetë e gjithë kjo gjendje na jep të dimë që ka rrezik dhe gjithmonë vendi ynë është nën kërcënim”, deklaron Maqedonci.

Maqedonci tha se kanë marrë të gjitha masat e nevojshmë që vendi të jetë i gatshëm të përballet me këto kërcënime, në koordinim me KFOR-in dhe partnerët tjerë, por shtoi se BE po heziton ti vendosë sanksione Beogradit për sulmin në Banjskë.

“Ende Bashkimi Evropian heziton që të veprojë. Unë besoj që janë në pyetje shumë aspekte pse. Mund të jetë edhe aspekti i vlerësimit të tyre për ta mbajtur Serbinë brenda domenit të ndikimit të Bashkimit Evropian, apo largimit prej ndikimit rus, që vlerësoj që nuk është forma e duhur për të bindur një vend për t’u larguar prej ndikimit rus duke e mbështetur. Për shkak që vlerësojmë që Serbia shfrytëzon mundësinë që të qëndrojë në dy karrige me qëllim të shtyrjes përpara të interesave të saj. Pra duke qenë nën influencën ruse, mban nën kërcënim Bashkimin Evropian dhe duke qenë afër Bashkimit Evropian mban nën tension Federatën Ruse për ta mbështetur me sistemet e armatimit. Vlerësoj që kjo është një prej arsyeve, mund të ketë edhe arsye tjera. Me të vërtetë është e domosdoshme që Serbia, institucionet qeveritare në Serbi të marrin përgjigjen e merituar për mbështetjen që i kanë bërë sulmit në Banjskë”, thekson Maqedonci.

Maqedonci tha se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë nikoqire e stërvitjes më të madhe ushtarake ndërkombëtare “Defender Europe”. Ai tregoi se Kosova do të furnizohet me  helikopterë nga viti 2025-2028, ndërsa shtoi se kanë bërë blerje të rëndësishme të dronëve Bajraktar nga Turqia. Sa i përket furnizimit me armatim, ministri i mbrojtjes së Kosovës tha se janë duke u paisur me  me sistemet më moderne për ndërtimin e një ushtrie profesionale, teksa edhe numri i rekrutëve po shtohet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.