Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në përditësimin e fundit të të dhënave njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar pozitivë me koronavirus 136 persona. Kështu numri i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 12.683.
Fatkeqësisht betejën më COVID-19 e kanë humbur tetë persona, duke e çuar numrin e viktimave në 488.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.Numri total i rasteve pozitive është 12.683 raste nga 48.232 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 488 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
