Kosova ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1787 testime dhe kanë rezultuar pozitiv 307 persona. Ndërkohë, kanë ndërruar jetë 4 pacientë, ndërsa numri i të shëruarve është 221 njerëz.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Prizren 34 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Pejë 16 raste, Podujevë 16 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 9 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 8 raste, Istog 6 raste, Suharekë 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 4 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 4 raste, Deçan 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Kamenicë, Kaçanik dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Që prej fillimit të pandemisë janë shënuar pozitiv 6389 persona dhe kanë ndërruar jetë 1532 pacientë.
