Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Kosovë mos u ndiko nga Shqipëria që vuan nga kompleksi i inferioritetit!”, Alban Skendëraj ka dy fjalë për gazetarët

17:03 / April 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alban Skenderaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një kronikë e një gazetareje nga Kosova në një televizion të Shqipërisë duket se i ka lënë përshtypje jo shumë të mira kantautorit Alban Skënderaj.

Kjo, për shkak të gjuhës që gazetarja ka përdorur, duke thënë “kartë identiteti”, që është fjalë e huazuar, dhe jo “letërnjoftim” fjalë shqipe e përdorur gjerësisht në Kosovë.

Një gjë e tillë duket se e ka irrituar disi artistin i cili, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka ndarë mendimin e tij lidhur me përdorimin masiv të fjalëve të huaja në vendet shqipfolëse.

“Po e shkruaj këtë herë se po e lashë do harroj si gjithmonë. Sapo pashë në televizor që edhe një gazetare e Kosovës (e ndikuar sepse po i fliste publikut të Shqipërisë) përdori fjalën “kartë identiteti” dhe jo “letërnjoftim” që është e njëjta fjalë, por në shqip dhe në Kosovë, ndryshe nga këtu, përdoret rregullisht. Ju lutem në Kosovë e jo vetëm, mos u ndikoni nga Shqipëria që vuan nga kompleksi i inferioritetit me këto huazime të kota. Jemi neve që duhet të marrim shembull nga juve për mënyrën se si i shqipëroni fjalët me aq logjikë, thjeshtësi e përgjegjësi.”- shprehet Skënderaj.

Albana skenderaj

E njëjta gjë më ka ndodhur vitet e fundit me fjalë si “autostradë” etj. Është një temë e gjatë dhe shembujt janë pafund dhe banalë. Kam jetuar shumë vite jashtë dhe nuk kam bagazhin e një gjuhëtari, edhe unë gaboj, por kam vullnetin e mirë aq më tepër në raste kaq të dukshme! Nuk jam i paarsyeshëm të diskutoj për fjalë të huaja që kanë vite e shekuj që kanë hyrë tek ne për shkaqe historike kur pjesa dërrmuese e popullsisë ishte analfabete, por është papërgjegjshmëri fëminore të fusim fjalë të huaja pa kriter aq më tepër në media  të shkruar, televizione madje dhe institucione në vitin 2020!”-ka shkruar artisti në Insta Story.

Alban Skenderaj\ tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.