Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kosovë/ Muze i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

22:58 / November 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ks
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shall me të cilin një grua mbështolli barkun për të fshehur shtatzëninë në muajin e gjashtë, është dëshmi e krimit që përjetoi 25 vjet më parë.

Më tutje, është varur një xhaketë, të cilën e pati të veshur një grua tjetër ditën e dhunimit.

Janë me dhjetëra rrëfime të tjera, të padëgjuara, brenda hapësirës së muzeut të parë të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, i cili u hap të martën pasdite në Prishtinë.

Emri i këtij muzeu është “Çast” dhe vjen si dëshmi e jetës dhe vuajtjeve të rreth 20 mijë gra e burrave që u dhunuan nga forcat serbe në luftën e viteve 1998-1999.

Muzeu përmban histori të dokumentuara të të mbijetuarve, përmes dëshmive të tyre personale.Kuratorja e muzeut “Çast”, Eliza Hoxha tregoi se këto hapësira thërrasin për reflektim dhe njohje të dhimbjes që kanë përjetuar gratë e burrat nga Kosova.

Ideatorja e këtij muzeu dhe themeluesja e Fondacionit Jahjaga, ish-presidentja Atifete Jahjaga tha se këto hapësira janë dëshmi e jetës dhe vuajtjeve të përjetuara për më shumë se dy dekada të grave e burrave të dhunuar seksualisht në luftë.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku u zotua se do të përkushtohen në mbështetje të kauzës dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale.

Muzeu i cili u hap sonte është rezultat i bashkëpunimit mes Fondacionit Jahjaga dhe Ambasadës Gjermane.

Ambasadori Jorn Rohde tha se lufta për të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk ka përfunduar 25 vjet më parë.

Në hapjen e këtij muzeu, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se ky vend është thirrje për reflektim për të kaluarën e shoqërisë në Kosovë.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë dhunuar nga forcat serbe rreth 20 mijë gra e burra. Për këto krime, deri më tani është vetëm një serb i dënuar nga gjykatat vendore.

Kosove muze seksuale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.