Britania e Madhe ka lëshuar “alarmin e kuq”, për numrin e madh të studenteve që janë kthyer në punonjëse seksi, si e vetmja mënyrë e shpejtë dhe “garante” që ato kanë për të përballuar kostot e larta të studimit dhe jetesës.
1 në 25 studente (4%) është punonjë seksi.
Janë këto statististikat e fundit në Britaninë e Madhe, shifra të cilat dëshmojnë që fenomeni është tejet shqetësues.
Në aktivitetin “dirty” të studenteve përfshihen dhe fotot nudo, krahasuar me 2% që ishte në vitin 2017.Sondazhi i realizuar nga “Save the Student”, ku janë përfshirë më shumë se 3,300 studentë zbuloi se studentet kanë shumë gjasa që të shesin foto intime për të marrë para.
Mungesa e mbështetjes financiare po rrit këtë trend në të gjitha universitetet e Mbretërisë së Bashkuar, sugjeron raporti.
Një studente e vitit të dytë në universitetin “York St John”, e cila dëshironte të mbetej anonime, i tha “The Independent” se ajo kryente këtë punë pasi “paratë ishin një shqetësim shumë i madh për të”.
Vajza gjithashtu tregoi se ajo shiste fotografi nudo përmes Snapchat për para shtesë.
“Kisha shumë nevojë për para, jo për t’i shpenzuar për jetë luksoze, por thjesht për mbijetesë. Kryesisht, lekët i shpenzoja për të blerë ushqim, libra shkollorë të rëndësishëm për universitet dhe të sigurohesha që të gjitha faturat e mia janë paguar”, tha ajo.
Jake Butler, ekspert i “Save the Student” tha se dyfishimi i numrit të studenteve të përfshirë në industrinë e seksit për dy vitet e fundit është është alarmante dhe shumë shqetësuese, informon dritare.net.
Ky fenomen është i përhapur edhe në vendin tonë, ku shpesh flitet për vajza eskortë, por askush nuk di të thotë me shifra sesa janë përfshirë në në aktivitet të tillë.