TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Në Shqipëri edhe personat 35-40 vjeç janë të rrezikuar nga kanceri i zorrës

13:25 / May 28, 2022

Lista e kandidatëve për kryesinë, Malltezi: Do doja të ishin dhe 4-5 miq të mirë, që as në ’90…

13:22 / May 28, 2022

Nesër gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”. Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve

13:20 / May 28, 2022

Përfundon votimi për 47 emrat që garuan për 20 vende në Kryesinë e PD

13:15 / May 28, 2022

Në fund të karrierës si President Meta bënë “Mjeshtëra të Mëdhenj” të gjithë ata që dolën në mbrojtje të Teatrit…

13:12 / May 28, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Kovaçevski: Ka ardhur momenti për zhbllokimin e eurointegrimit të RMV-së

23:38 / April 27, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në takimin me Komisionerin për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka theksuar nevojën e zhbllokimit të procesit eurointegrues për Maqedoninë e Veriut dhe se momenti është tani.

Në fokus të takimit ishte proçesi i integrimit të rajonit në BE dhe rreziqet që dalin nga lufta në Ukrainë. Integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në BE është më se i nevojshëm si për vetë shtetet, po ashtu edhe për rajonin në përgjithësi, por jo më pak i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Europian, theksuan të dy politikanët. Ka ardhur momenti për zhbllokimin e eurointegrimit të RMV-së, sepse në të kundërtën kjo çështje do të mund të mbetet e hapur edhe për shumë kohë dhe nuk do të ishte në dobi të asnjërës palë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi, se pritshmëritë e tij janë që dialogu me palën bullgare të përfundojë sipas parimit të respektimit të vlerave europiane dhe bisedimeve të bazuara në respekt të dinjitetit. Për këto parime është dakorduar edhe me kryeministrin e Bullgarisë, Petkov kur u vendos dialogu Shkup-Sofje, ka thënë Kovaçevski. “Vendi ynë i plotësoi të gjitha detyrimet dhe vazhdon të veprojë tërësisht në linjën e politikave të Bashkimit Europian, ai edhe një herë ka dëshmuar se është partner serioz i shteteve europiane dhe meriton përfundimisht që të mbajë mbledhjen e parë ndërqeveritare me BE-në”, ka deklaruar kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski.

Varhelyi optimist për konferencën e parë ndërqeveritare RMV-BE 

Në përfundim të vizitës zyrtare në Sofje komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi  është shprehur optimist, se negociatat midis BE-së dhe RMV-së do të duhej të fillojnë në qershor të këtij viti. “E përfundova vizitën në Sofje me  shpresën se do të ishim në gjendje të vazhdojmë politikën tonë të zgjerimit sidomos pas luftës që nisi Rusia. Kam falënderuar kryeministrin bullgar, Kiril Petkov për diskutimin e hapur, për hapat e ardhëshëm që do të na çojnë në hapjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në”, është shprehur Varhelyi.

Edhe Uashingtoni mbështet RMV për anëtarësim në BE

Një ditë pas vizitës së Varhelyit, në Maqedoninë e Veriut vjen edhe Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried. Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se Donfried në takimet me zyrtarë të Maqedonisë së Veriut në Shkup do të shprehë mbështetjen e fortë për negociatat e anëtarësimit të vendit në BE dhe do të falënderojë për ndihmën për Ukrainën. Donfried do t’i bëjë thirrje Maqedonisë së Veriut, si anëtari më i ri i NATO-s, të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë për një sërë çështjesh rajonale të sigurisë dhe të mbrojtjes për të promovuar demokracinë dhe stabilitetin rajonal.

eurointegrim Kovacevski maqedonia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Turqia nis anijen ushtarake përmes ishujve grekë

13:06 / May 28, 2022

‘Nxjerr muskujt’ Rusia, teston në det raketën hipersonike të lundrimit ‘Zircon’.

12:47 / May 28, 2022

Serbi: Lavrov në Beograd më 7 qershor, takimi tetë a tetë me Vuçiç, çfarë do të diskutohet…

12:33 / May 28, 2022

Dalin pamjet e vrasjes, vëllai i reperit i drejtoi armën edhe policisë

12:12 / May 28, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Lista e kandidatëve për kryesinë, Malltezi: Do doja të ishin dhe 4-5 miq të mirë, që as në ’90…

13:22 / May 28, 2022

Nesër gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”. Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve

13:20 / May 28, 2022

Në fund të karrierës si President Meta bënë “Mjeshtëra të Mëdhenj” të gjithë ata që dolën në mbrojtje të Teatrit…

13:12 / May 28, 2022

Nxirret pas 12 orësh nga humnera në polici Frroku i aksidentuar gjatë operacionit në Dukagjin.

12:59 / May 28, 2022
Te fundit

Në Shqipëri edhe personat 35-40 vjeç janë të rrezikuar nga kanceri i zorrës

13:25 / May 28, 2022

Lista e kandidatëve për kryesinë, Malltezi: Do doja të ishin dhe 4-5 miq të mirë, që as në ’90…

13:22 / May 28, 2022

Nesër gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”. Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve

13:20 / May 28, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.