Që nga sot prokurori Eugen Beci është përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin nga detyra të Becit, ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda edhe kandidat për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Beci ka pasur problem me deklarimin e pasurisë si dhe ka fshehur refuzimin e hyrjes në SHBA përmes anulimit të vizës.
Gjithashtu, prokurori i Krimeve të Rënda rezultoi se kishte probleme me një apartament si dhe me shlyerjen e një kredie të marrë për blerjen e tij.