Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka ndryshuar sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren Natasha Prifti duke e shkarkuar nga detyra.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot seancën gjyqësore për shpalljen e vendimit, që i përket ankimit të Komisioneres Publike kundër vendimit Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me prokuroren Natasha Prifti (Shallapi).
Trupa gjykuese arriti në konkluzionin se prokurorja ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të shoqëruar me mungesë të burimeve financiare.
Trupa gjykuese pas analizimit të fakteve dhe provave, vendosi me shumicë, ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të Natasha Priftit (Shallapi), prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë më 28 maj të vitit të kaluar subjektin e rivlerësimit, Natasha Prifti (Shallapi), prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.
