Ministri i ri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur në Kuvend se do të zgjatet mandati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të komisionerëve publike, deri në përfundimin e procesit të vetingut.
Në fjalën e tij ai tha se është rënë dakord me bashkëautorët, SHBA dhe BE, që të përfundojë vlerësimi dhe i 370 subjekteve që kanë mbetur.
Kujtojmë që mandati i KPK përfundon në qershor të 2022.
“Mandat kushtetues, që është përcaktuar qartë që për të tre organet e drejtësisë, mandati i parë i KPK dhe Komisionerit publik ësht ëpesë vjet që nga dita e nisjes së funksionit ndërsa KPA e ka afatin nëntë vjet. Referuar momemntit kur kanë nisur, mandati i tyre mbaron në 17 qershor 2022. Janë 801 subjekte në total për tu rivlerësuar, janë 431 subjekte të vetuara dhe mbeten në proces 370 subjekte. Për të garantuar vijueshmërinë e këtij procesi e për të ruajtur standardet e arritura kushtetuese dhe ligjore ne mendojmë dhe jemi në kominikim të vazhdueshëm me bashkëautorët tanë në drejtësi që ky proce të përfundohet nga organet e vetingut. E thënë më qartë ne do të kërkojmë edhe konsensusin e opozitës që mandati i KPK dhe komisionerëve publikë të zgjatet deri në përfundim të procesit të vetingut”, tha Manja.
