Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas vendimit të KPK-së për konfirmimin në detyrë të Donika Prelës. Enkelejd Alibeaj, ai që deklaroi publikisht se emri i Prelës ka qenë në përgjimet e dosjes “Avdylaj”, tha në një dalje për mediat se vetingu është kthyer në vegël të Edi Ramës.
“Kush ka patur edhe fijen më të vogël të besimit se organet e vetingut do të përjashtonin nga sistemi i dejtësisë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar e të lidhur me krimin, sot është bindur se vetingu funksionon si një vegël politike në duart e Edi Ramës. Vendimi për mbajtjen në sistemin e drejtësisë të Donika Prelës është konfirmimi se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se për të mbrojtur edi Ramën nga drejtësia e vërtetë përbuzet dhe poshtërohet edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit”, tha Alibeaj.